5 persona të gjithë banues në Përmet, janë përfshirë në një konflikt me sende të forta këtë të premte.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Agjencia” ndërsa të plagosur kanë mbetur 3 persona.

 

 

Të tre të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore ndërsa janë shoqëruar disa persona.

 

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Përmet/Informacion paraprak

 

Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

 

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re