Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në Shkodër, në lagjen “Salo Halili”. Gjatë konflikti ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta një 49-vjeçar.

49-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re