Policia e Beratit ka paralndaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Sipas njoftimit, një 36-vjeçar, i cili tashmë është vënë në pranga kanosi me sëpatë një 39-vjeçar pas konfliktit për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”.

Mësohet se i arrestuar është shtetasi A. F., 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

36-vjeçari është kapur në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sopatë), shtetasin A. P., 39 vjeç, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sopatë), me të cilin u krye kanosja./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re