Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë mbetur të plagosur të dy adoleshentët, përkatësisht të moshës 14 dhe 15 vjeçare.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy djemtë e përfshirë në konflikt janë nxënës të shkollës “Fan Noli”, njëri në klasën e tetë, ndërsa tjetri në klasën e nëntë.
Ata janë zënë me njëri-tjetrin jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë.
Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë, por dy të lënduarit raportohet se kanë marrë lëndime të rënda.
Sakaq, priten informacione më të detajuara nga policia për zbardhjen e konfliktit mes dy nxënësve.
