Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër.

 

Dy adoleshentë, të moshave 15 vjeçare janë zënë me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur me thikë.

 

Policia ka shoqëruar në komisariat autorin, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

 

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

 

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

 

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re