Një sherr mes të miturve ka ndodhur në Kuçovë, ku për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar me mjete prerëse, dhe dy të tjerë janë vënë në prangat e policisë, si autorë të dyshuar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve J.Q., 17 vjeç dhe M.Q., 15 vjeç të dy banues në Sheqëz, Kuçovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasit S.S., 16 vjeç dhe G.C., 16 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re