Një 17-vjeçar nga Lushnja ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme pas një konflikti me një tjetër të mitur.

Siç njofton policia njgarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lulishten e qytetit Lushnjë.

Në njoftimin zyrtar të uniformave blu thuhet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën i mituri ka goditur 17-vjeçarin.

Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital nënë kujdesin e mjekëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re