Një sherr mes të rinjëve ka përfunduar me një viktimë.

 

Policia bën me dijse se rreth orës 00:35 minuta të kësaj të marte, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj të dy 18-vjeç kanë goditur me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20-vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

 

Policia ka arritur të arrestjë njërin nga autorët, Ensi Maze, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Tiranë/Informacione paraprake

 

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

 

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re