Një plagosje me thika ka ndodhur këtë mesditë në Berat. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku në sherr e sipër kanë përdorur edhe mjetet prerëse.
Siç mëson gazetarja Petova, shtetasit Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.
36-vjeçari Kanani ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçari Gjata ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit.
(BalkanWeb)
“Balkanweb”