foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është plagosur një 30-vjeçar i identifikuar si Klajdi Driza.
Shtetasi A. R. është personi i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë dhe për pasojë është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier/Informacion paraprak
Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
