Një konflikt mes disa personave në lagjen :”Pavarësia” të Vlorës ka sjellë plagosjen e dy vëllezerve.

 

Vëllezërit N.A dhe E.A të moshës 18-vjeçare janë plagosur me mjete shpuese. Policia thotë se kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë  jashtë rrezikut për jetën. 

 

Për ngjarjen është arrestuar Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit, M.G., 24 vjeç.

Policia gjithashtu ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasin e mitur B.B.

“Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re