TIRANË- Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Marikaj të Vorës, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas të dhënave të para, shtetasi Mikel Shiba, 28 vjeç qëlloi me thikë në kurriz 46-vjeçarin Përparim Daja, duke e lënë të plagosur.

Organizimi i shpejtë i punës së policisë çoi në kapjen në kohë rekord të autorit të krimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar Mikel Shiba u arrestuar nga policia kriminale.

NJOFTIMI I POLICISËShërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:– Mikel Shaba, 28 vjeç, banues në TiranëKy shtetas në fshatin Marikaj/Vorë ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re