Ditën e sotme janë arrestuar 4 persona nga policia e Tiranës për kryerjen e veprave të dnryshme penale.

Është arrestuar 19 vjeçari me inicialet L.P të cilit pas një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij i është gjetur një armë e ftohtë (thikë).

Gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë me inicialet R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”dhe shtetasi B. Gj., 32 vjeç për të njëjtën vepër penale.

I arrestuari tjetër është shtetasi K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re