TIRANE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Rragam, pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes, ndërkohë policia është vënë kërkim të autorit, shtetasit Ludovik Ahmataj.
INFORMACIONI I POLICISEMë datë 03.06.2018, në ora 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Rragam, Shkodër, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. H, 49 vjeç, banues në fshatin Rragam, i cili ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç. Po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)
