Skip to content

Sherr mes adoleshentësh në Kamëz, dy prej tyre përfundojnë te Trauma me plagë në gjoks

KAMËZ– Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në qytetin e Kamzës dhe për pasojë ka patur dhe të lënduar.

Në spitalin e Traumës janë dërguar dy të rinj, me plagë thike në gjoks.

Gjendja e tyre shëndetësore deri tani mbetet stabël, ndërsa bluzat e bardha po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.