Dy adoleshente janë konfliktuar me njeri-tjetrin paraditen e kësaj të enjte në Tiranë.
Sipas policisë, një 13-vjeçar qëlloi me grushta dhe thikë një 15-vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa autori ende nuk është arrestuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.