Një sherr ka ndodhur mes dy femrave në Tiranë, ku njëra prej tyre është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, janë referuar materialet në Prokuror dhe po punohet për kapjen e një 19-vjeçareje, pasi është konfliktuar fizikisht me një 46-vjeçare dhe i ka vjedhur asaj telefonin dhe një shumë parash.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash”– njofton policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb