Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin në banesën e tyre dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar vëllain e tij 23-vjeçarin me iniciale S.SH, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re