Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflitki mes dy personave ku si pasojë nuk munguan dhe të  shtënat me armë.

 

Sipas policisë, një sherr I nisur në një lokal në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan mes menaxherit dhe një klienti bëri që konflikti avragohej pasi u qëllua dhe me armë.

 

Por policia ka arritur të mbërrijë në kohë, dhe të prangos personin që qëlloi me armë zjarri.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri pistolet, si dhe një gëzhojë.

 

41 vjeçari akuzohet nga policia për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prishje të qetësisë publike”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re