Një konflikt që ka përfunduar në shunë fizike ka ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”.
Kjo kompani zotëron shoqëritë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk”, dhe shumë shoqëri të tjera.
Koflikti ka nisur pasi ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre kanë goditur me grushte dhe sende të forta si dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakes tjetër të shoqërisë z. Sokol Agalliu.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjithçka ka nisur pasi ky i fundit kishte zbuluar se ata kishin vjedhur 500 milion lekë të vjetra nga arka e kompanisë dhe vjedhjen e 750 m2 tek “Manastiri Resort”.
Aktualisht Sokol Agalliu ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore, ku gjendja e tij ndodhet e rëndë pas goditjeve që ka marrë në kokë.
