Një sherr banal mes disa shqiptarëve në Greqi ka degraduar në përdorimin e thikave.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Pire, ku Artur Mitro nga Berati ka mbetur i plagosur. Ai u qëllua disa herë me thikë nga bashkëatdhetari i tij, ku mori plagë të lehta në trup. Mitro ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re