Sot skuadrat e moshave të Tomorit kanë zhvilluar ndeshjet e radhës sipas kampionateve ku bëjnë pjesë. Por një skandal ka ndodhur në ndeshjen e U17 ku në fushë kanë hyrë tifoz dhe kanë detyruar ndërprerjen e ndeshjes.

Ndeshja nisi me gol dhe ishin miqtë që kaluan përpara më Moçkën por skuadra e Tomorit arriti të reagoj duke kërkuar barazimin. Vetëm në fundin e këtij fraksioni ishte Kuçuku ai që barazon shifrat por me nisjen e të dytit ka sërish gol. Është edhe njëherë Valentino Kuçuku që kalon për herë të parë në avantazh Tomorin .  Pavarsisht avantazhit trajneri i Tomorit nuk ishte i qetë dhe kontestimet ndaj gjykimit bënë që gjyqtari Çela ta largonte nga pankina duke e ndëshkuar me karton të kuq. Ndërsa  do u mjaftonin vetëm pesë minuta fierakëve të vegjël për tu rikthyer edhe njëherë në avantazh me golat e Lamçes dhe Hoxhës.

Por kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes  për shkak të kontestimeve ndaj gjyqtarit u agravuan sa tifozë u hodhën në fushë. Ndërhyrja e stafit dhe drejtuesve të klubit duket se e qetësoj situatën në një moment. Por një përplasje mes futbollistëve në fushë e bëri situatën edhe më kaotike jo vetëm prej atyre që ishin në fushë por edhe tifozëve të hyrë aty. U desh edhe ndërhyrja e forcave të ardhura nga Policia e Shtetit për të qetësuar situatën e krijuar.

Pas mbylljes së ndeshjes janë marrë filmimet e kamerave në stadium ku kanë shkuar për të depozituar informacionet e tyre edhe tekniku Dule apo gjyqtari Çela.

Një tjetër pamje ka qënë ajo ku u zhvillua ndeshja e dytë mes Tomorit dhe Dinamos për Kategorinë Superiore U19. Tomori U19 vazhdon të mos gjej pikët e para në kampionat dhe këtë herë kanë humbur me një tjetër rezultat të thellë. Fillimi ishte premtues për Tomorin  por sërish janë miqtë ata që shënojnë të parët me Plakun. Por skuadra beratase reagon shpejt  dhe barazon me Karakashin pas asistit të Kovaçit. Por është sulmuesi kryesor i Dinamos, Cani që shënon dy herë duke i dhënë sërish avantazhin dinamovitëve të vegjël. Lami kompleton ‘’pokerin’’ ndërsa në fund Bejdolli shënon në portën e vetë dhe Dinamo largohet me ‘’manita’’ nga Berati.

Kategoria e Parë U17

Tomori 2-3 Apolonia (e pezulluar)

Shënues: Kuçuku 40’, 52’/ Moçka 3’, Lamçe 65’, Hoxha 70’

Tomori: Zema, Çuni, Arëza, Papas, Kuçuku, Lika, Mingu, Dorti, Peco, Guri, Nazeraj. Tr. S. Dule

Apolonia: Barxha, Driza, Toska, Bala, Qosanj, Fejzullai, Zijaj, Papa, Moçka, Çaro, Mara . Tr. A. Arapi

Karton i verdhë: Nazeraj/ Mara

Karton i kuq: Dule

Gjyqtarë: O. Çela, M. Biti, A. Sulko(Lushnje)

Delegat: Ismet Ajazi

Kategoria Superiore U19

Tomori 1-5 Dinamo

Shënues: Karakashi 32’/ Plaku 15’, Cani 36’, 39’, Lami 69’, Bejdolli 75’(a)

Tomori: Memlika, Tahiraj(Karakashi 25’), Nasufi, Kovaçi, Lirëza, Kumani, Toska(Çobo 77’), Bejdolli(Balla 78’), Kanani, Germau, Ruçi(Hyraj 78’). Tr. I. Droboniku

Dinamo: Harizi, Rama(Peshku 76’), Lami, Cani(Kasa 62’), Shima, Plaku(Shehu 67’), Ilnica(Metaj 72’), Brahja(Sula 72’), Osmanaj, Mija, Sotiri. Tr. O. Uku

Gjyqtarë: F. Korreshi, M. Biti, A. Sulko(Lushnje)

Delegat: Ismet Ajazi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re