Një sherr mes dy të rinjve në Bilisht ka përfunduar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

 

Shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, rreth orës 16.00, ka plagosur më kaçavidë shtetasin B.L., 23 vjeç, banues një fshatin Kuç i ZI.

 

Gjendja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa policia thekson se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

 

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Policia thotë gjithashtu se dhe autori i ngjarjes ka marrë dëmtime fizike, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re