Një 50-vjeçar me iniciale N.Ç. nga Belshi është arrestuar nga policia pasi ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit në Elbasan për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Ai ka ushtruar dhūnë ndaj ish-bashkëshortes për ta penguar që t’i marrë kujdestarinë e fëmijës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhūnë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.

“Pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhūnë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga nga Policia 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

N.Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhūnë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.

Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhūnë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re