FIER- Një 55-vjeçar është qëlluar me çekiç pas një sherri për motive të dobëta sot në qytetin e Fierit. Policia thotë se shtetasi i dëmtar është identifikuar me iniciale Q.H. Pas sherrit I plagosuri është transportuar drejt spitalit, ndërsa po mbahet nën mbikëqyrje të mjekëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shpallur në kërkim 42-vjeçari dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re