Një 54-vjeçar, së bashku me dy djemtë e tij, kanë dhunuar një 26-vjeçar me grushte dhe një send të fortë metalik.
Tre autorët janë shpallur në kërkim, ndërsa 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve”, njofton policia.