Kur mbeten vetëm 20 ditë larg ditës së zgjedhjeve, koalicioni i opozitës së kryesuar nga Lulzim basha ka nisur konfliktet zgjedhore.

Komisioneri i Zgjedhjeve javën e kaluar i ka hequr PDIU-së të drejten për t’u përfaqesuar në komisionet zgjedhore me përfaqësuesin e vet.

Kodi u jep te drejten partive që në zgjedhjet e fundit kanë patur në Kuvend më shumë se 2 deputetë, të kenë përfaqësues në komisionet e zgjedhjeve.

LSI dhe PDIU janë të dyja parti që në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, kanë patur më shumë se 2 deputetë në Kuvend.

Rrjedhimisht, ato të dyja duhet të përfaqësoheshin në komisionet zgjedhore.

Ky ka qenë edhe interpretimi i administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çështjen.

Në seancën e vendimmarrjes për caktimin e përfaqësuesve ne komisionet e zgjedhjeve, Komisioneri i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e LSI, duke i hequr të drejtën PDIU të përfaqësohet ne këto  komisione.

Për këtë shkak, PDIU ka ankimuar vendimin e Komisionerit.

Nesër në KQZ Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, zhvillon seancën publike për ankesën e PDIU, kundra vendimit të Komisionerit dhe LSI.

Te presim se kush do te fitoje ne kete perballje, Shpetim Idrizi qe eshte ne listat e Bashes ne koalicion parazgjedhor me PD, apo Kryemadhi, partia e se ciles ka dale me listen e vet me 25 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re