Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ në Kolegjin Zgjedhor.

Sherri ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në 18 kuti, ku Lefter Maliqi iu është drejtuar Ylli Merkaj me fjalët: Rrugaç, hajdut!

Sipas BalkanWeb, një nga avokatët e Maliqit ngiti pretendime për procesverbalin për kutitë e votimit.

Ndaj është ndërprerë seanca në KQZ të krijonte idenë për këtë procesverbal dhe gjatë këtij momenti Lefter Maliqi ka filmuar Sekretarin e Përgjithshëm e KQZ që iu bashkua grupit të KQZ.

Kjo ka nxitur përplasjen mes tyre ku ka shpërthyer një debat i ashpër mes Lefter Maliqit dhe Ylli Merkajt.

“Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi Maliqi pas sherrit për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re