Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, të cilët u përfshinë në përplasje me Flutura Açkën në mbledhjen e Komisionit të Medias. 

Ndërkohë me 5 dite u përjashtuan Bledion Nallbani dhe Asllan Dogjani.

Vendimi vjen pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 Janarit, si dhe në përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re