Deputetët Erion Braçe dhe Agron Shehaj janë përplasur sërish në komisionin e ekonomisë gjat1% diskutimit për projekt buxhetin e vitit 2018.
 
Deputeti i partisë Demokratike ka lënë vendin e tij dhe i është drejtuar kreut të komisionit të Ekonomisë Braçe me tone të larta, çka ka sjellë edhe përshkallëzimin e tensionit në fyerje personale ndaj njeri-tjetrit.
 
Ndërhyrja e shpejtë personelit të gardës shmangu përplasjen fizike mes dy deputetëve.
Pas këtij debati deputeti i PD Agron Shehaj është larguar nga mbledhja e komisionit të ekonomisë.
 
Kjo është e disata herë që Braçe dhe Shehaj shkëmbejnë replika të forta ndaj njeri – tjetrit në mbledhjen e komisionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re