Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.F., 36 vjeç., banues në Dyshnik të Beratit, i cili pasi mori mjekimin në spitalin e Beratit është larguar për në banesë.

36-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga një 50-vjeçar me inicialet N.T. Ky i fundit u arrestua në flagrancë, ndërkohë mësohet se sherri ndodhi për arsye banale.

NJOFTIMI

Informacion paraprak:

Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re