Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në qendër të Prishtinës.

Pas një sherri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, një persona ka humbur jetën ndërsa, kanë mbetur të plagosur 20 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur sot shefi i repartit intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka.

Ai ka informuar se viktima është i moshës 39-vjeçare.

“Njëri prej të lënduarve me armë zjarri nga gjuajtja e mbrëmshme në Prishinë, edhe pas intervenimeve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Uka për KosovaPress

Në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, shkuan menjëherë forcat policore, pasi u lajmëruan fillimisht për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur.

Lënduarit janë dërguar të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re