Skip to content

Sherr në Novoselë, plagoset me thikë 33-vjeçari. I riu është në gjendje kritike për jetën

Një 33-vjeçar nga fshati Novoselë është goditur me thikë disa herë.

Albano Mecorrapaj pas një konflikti me një banorë të zonës, e kanë qëlluar disa herë me thikë në trup. I riu është shoqëruar në spitalin e Vlorës ku është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të thikave.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel, dyshohet se shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, ka goditur me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Shtetasi A. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.