Skip to content

Sherr në Tiranë/ Njëri plagoset me thikë, tjetri me sende të forta, personat përfundojnë në spital

Dy persona kanë përfunduar në spital të plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (9 janar) në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit njëri është plagosur me sende të forta, ndërsa tjetri me thikë.

Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndersa policia po punon për zbardhjen e konfliktit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

“”