Policia italiane njofton se ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer, rrahur dhe grabitur një të ri shqiptar, pasi ky i fundit nuk kishte paguar një ngarkesë droge.

Sipas mediave italiane kanë qenë katër shqiptarë që kanë rrëmbyer bashkëatdhetarin e tyre dhe dy vëllezër shqiptarë 30 dhe 33 vjeç janë në kërkim jashtë vendit. I riu shqiptar u sulmua në dhjetor teksa ecte në qendër të Loanos.

Sipas hetimeve, në vitin 2017 ai kishte blerë nga katër shqiptarët një mijë euro drogë por nuk kishte paguar fare.

Të katërt kishin filluar të kërkonin pagesën me kërcënime dhe kanosje dhe në dhjetor ai u rrëmbye, u rrah dhe u grabit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re