Skip to content

Sherr për kullotat, plagosen dhe përfundojnë në spital dy barinjtë në Vlorë

Një sherr banal ka degjeneruar në një përplasje fizike mes dy shtetasve nga fshati Vllahinë në Vlorë.

A.Shahaj dhe L.Shoraj kanë debatuar sot për kullotat e bagëtive dhe sherri ka degraduar në përplasje fizike mes tyre.

Pas sherrit me grushte dhe sende të forta dy shtetasit kanë pësuar lëndime fizike e janë shoqëruar në spitalin e Vlorës me disa fraktura. Policia ka shkuar në zonë dhe ka shoqëruar dy autorët e sherrit.

Burime të “Fax News” thonë se iniciator i sherrit është shtetasi A.Shahaj dhe debati ka nisur për tokat ku kullosin bagëtitë.

/faxweb