Një sherr për parkimin e makinave ka ndodhur pranë një lokali në zonën e Plazhit në Durrës. Sic njofton policia shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A. Ky i fundit e ka goditur me shkop druri ndërsa 32-vjeçari është kundërpërgjigjur dhe e ka goditur me grushta.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.

Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re