Ka degjeneruar në një sherr të pazakontë konflikti mes shoferëve të furgonave dhe autobusëve, në Korçë.

Nga sherri me grushte, shqelma dhe përdorim i sendeve të forta, në zonën e Zjarrfikësve, raportohet se është plagosur edhe një person.

Ai është qëlluar me sende të forta.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa po mbledh dëshmi për të zbardhur ngjarjen.

Sherri mes shoferëve dyshohet se ndodhi për shkak të radhës së pasagjerëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko