BALLSH – Ka degjeneruar në dhunë fizike sherri për pronën mes vëllezërve në një fshat të Ballshit.

53-vjeçari Nuredin Alibehaj ra në prangat e policisë pasi rrahu dy vëllezërit e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan 53 vjeçarin , banues në fshatin Kapaj, Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re