Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.
Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Liridon Roda.
Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se autori i dyshuar Altin Lekegegaj është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për një vend parkimi.
Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.
