Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mes simpatizanteve gra në selinë e Partisë Demokratike.

Zhupa shkruan se në ditën kur PD, ngre zërin për aferën e korrupsionit galopant të ineneratorëve, Albana Vokshi dhe Sali Berisha gjejnë kohën që të merren me hallet personale dhe të largojnë vëmendjen nga afera.

Zëdhënsja e PD-së ngre pyetjen se pse tentohet largimi i vëmendjes nga ish-kryeministri Berisha dhe deputetja Vokshi në lidhje me këtë aferë.

“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re