Shkon në pesë numri i të miturve që janë shoqëruar në polici lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit sot në Tiranë.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar së fundmi 3 të mitur duke e çuar numrin total të të shoqëruarve në 5.
Ngjarja e rëndë ku u vra një 14 vjeçar dhe ku mbeti i plagosur rëndë bashkëmoshatari i tij u shënua mesditën e sotme në një distancë gati 150 metra nga shkolla Fan Noli, ku viktima ishte nxënës.
Lexo edhe: Viktima u godit 6 herë thikë! Zbardhet dinamika e ngjarjes ku mbeti i vrarë 14-vjeçari! Autorët pritën nxënësit të mbaronin mësimin, më pas …
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë, me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që i bëri thirrje organeve përkatëse për zbardhjen urgjente të ngjarjes.
14-vjeçari që humbi jetën u godit me thikë 6 herë nga autori, ndërkohë që një nga goditjet e kapi direkt e në zemër.
Konflikti fatal mes adoleshentëve ndodhi pas përfundimit të mësimit në shkollës Fan Noli, ndërsa dyshohet se sherri mes adoleshentëve kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale.
Lexo edhe: Bajram Begaj reagon për vrasjen e nxënësit të shkollës “Fan Noli”: Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim edukojmë fëmijët tanë
Gazetari Igli Çelmerta raportoi më herët se një grup prej 3 adoleshentësh sulomuan me thikë dy 14-vjeçarët.
I plagosuri po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës. Sipas spitalit gjendja e tij është e qëndrueshme, ndërkohë që ndodhet në kujdes intensiv nga mjekët.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
