Një histori rozë për pak i kushtoi jetën një vajze 20 vjeçare mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ajo u goditi disa herë më thikë nga një 18-vjeçare duke përfunduar mënjehër në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.

Burime nga “Abcnews”, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.
Për fat të mirë, plagët nuk kanë qënë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë.

Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re