Fax news mëson detaje të reja nga plagosja e dyfishtë që ka ndodhur paraditen e sotme në Çorovodë, ku dy të rinj u nisën me helikpter drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Mësohet se sherri ka ndodhur në mënyrë të përsëritur pasi edhe para 4 muajsh të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.

Fax News mëson se Edrian Myftari, një prej të plagosurve, njihet për person me precedent penal. Ai është arrestuar disa muaj më parë për aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, ku ka qëndruar për disa javë në burg dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë që Policia është vënë tashmë në kërkim të autorit, i cili pas plagosjes ka arritur që tia mbathë nga vendi i ngjarjes. Faxweb.al ka siguruar dhe fotot e të tre personave të përfshirë në këtë konlikt, ndërkohë që gjendja e dy të plagosurve mbetet e rëndë.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re