Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan Luçiano Boçi ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot.

I kontaktuar nga abc Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re