Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia vëllain e deputetit demokrat, Bledion Nallbati, Alti Nallbati pasi disa ditë më parë u përfshinë në një sherr me grushte në qytetin e Bilishtit.
Për Alti Nallbatin, gjykata caktoi masën detyrim paraqitje.
Incidenti u regjistrua në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni.
Nga pamjet e siguruara, duket që deputeti Bledion Nallbati godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.
SHIKO VIDEO KËTU
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit po udhëtonte me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i godiste nga pas.
Sipas policisë, ndaj 42-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia bën me dije se në këtë konflikt është përfshirë edhe Bledjon Nallbati, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.