Kryeministri Edi Rama nga Devolli ka sjellë në vëmendje sherrin me grushte të pak ditëve më parë të deputetit demokrat Bledion Nallbati dhe vëllait të tij, të cilët u konfliktuan për motive banale me një shofer kamioni.

Rama tha se në një kohë kur Devolli dikur përfaqësohej nga Dritëro Agolli, sot “nga një rrugaç dhe çyryk”.

Sipas kryeministrit Nallbati do të gjente vend në fjalët “kokë bosh” dhe “trangull” për përdorte i madhi Dritëro Agolli.

“Mua më duket fundi, nga Dritëro Agolli tek një rrugaç, nga një poet tek një turp vendor. Si mund të bëhet kjo punë. Atë rrugaçin këtu jua sjell këneta nga Tirana”, tha Rama.

Edi Rama: Devolli e respektonte Dritëro Agollin si birin e tij dhe nuk e shihet as si te majtë dhe as si komunist. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një  pedonale që nuk përfundoi dot, dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin, ndërkohë që Devolli ka sjellë një rrugaç, të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja tek fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet që demokratët e devollit të votojnë për një rrugaç, por një grup rrugaçesh.

Si mund të ndodhë që demokratët këtu të mos duan Niko Peleshin, mund të mos më duan mua, por si mund të bjerë pazari sa ti çojnë parlamentit të Shqipërisë…. Mua më duket fundi, nga Dritëro Agolli tek një rrugaç, nga një poet tek një turp vendor. Si mund të bëhet kjo punë. Atë rrugaçin këtu jua sjell këneta nga Tirana.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko