Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë (9 mars) në Frosinone, Itali ku disa shqiptarët u përplasen mes tyre në një lokal, e si rezultat mbeti i vrarë një persona dhe tre të tjerë u plagosën.

Në lidhje me ngjarjen, i ftuar në “Open” gazetari  Fatjon Gjinaj ka bërë me dije se autori Mikea Zeka menjëherë pas ngjarjes është larguar dhe ka telefonuar avokatin e tij.

Ai shton se fillimisht u raportua se sherri nisi për një vajzë, por autoritetet italiane besojnë se ngjarja ka të bëjë me kontrollin e drogës në zonë.

“Autori ka hedhur armën dhe ka kontaktuar avokatin e tij duke i treguar ngjarjen pasi është larguar nga vendngjarja. Fillimisht u hodh teza se autori që ka shkrepur armën, Mikea Zaka, kishte ardhur dhe kishte qëlluar disa klientë në lokal. Ai ishte me dy miq në tavolinë të lokalit dhe aty vjen një grup me 4 persona shqiptarë. Në momentin që Zaka sheh personat që futen në lokal mes tyre dhe viktimën kishte tensione dhe u nxor një armë zjarri e cila qëlloi 6 herë. Zaka u shpreh se ai mori armën nga një prej personave që erdhën, por policia beson se arma është nxjerrë nga vetë Zaka.

Autori i dorëzuar është shprehur se sherri mes tyre ka qenë për një vajzë, por prokurori i zonës është shprehur se bëhet fjalë për kontrollin e drogës në zonë. Zaka po ashtu nuk ka folur për këtë vajzë pasi ka dalë para gjykatës sot”, shpjegoi ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re