Skip to content

Sherri me Ramën në Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashton Shehajn dhe Kaprin. Kreu i ‘Mundësia’ 60 ditë jashtë seancave

shwhaj kapri rama

Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 30 ditë kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe 20 ditë deputetin e kësaj force politike, Erald Kapri nga punimet e Kuvendit.

Dy deputetët janë përjashtuar pasi penguan punimet e seancës plenare.

Në seancën e së enjtes Kapri dhe Shehaj, debatuan me kryeministrin Edi Rama, ku deputeti Erald Kapri i grisi Ramës edhe fletën me titullin e kryeministrit.

Për disa minuta dy ligjvënësit mbajtën të bllokuar foltoren dhe shkëmbyen replika.

Më herët Shehaj u përjashtua me 30 ditë të tjera edhe për ofendimin ndaj ministrin e Financave, Petrit Malaj.