Skip to content

Sherri me thika në Kamëz/ Policia: Arrestohen dy të mitur, konflikti për motive të dobëta

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur të enjten në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku u plagosën 3 nxënës me thikë.

Sipas uniformave blu, janë arrestuar dy të mitur, pasi ata qëlluan me thikë dhe grushte, tre të miturit e tjerë, me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Ndërkaq, punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.